Pamje tragjike, Anisa Josifi në shtratin e vdekjes e mbuluar me batanije (FOTO LAJM)

Janë publikuar pamjet me të cilat u përballën mbrëmjen e 2 Korrikut zjarrfikësit, të cilët u futën në shtëpinë e familjes Josifi në zonën e Kombinatit, ku gjetën të vdekura nënë e bijë dhe vajzën tjetër në gjendje të rëndë.

Pamjet tregojnë dhomën ku prej 15 muajsh, 30-vjeçarja Anisa Josifi qëndronte e vdekur në shtrat. Për trupin e saj të dekompozuar, kujdeseshin nëna e saj Zhaneta 56-vjeçe dhe motra Blerta, 34-vjeçe.

Siç mund të dallohet nga pamjet, Anisa dergjej në shtratin e vdekjes e mbuluar me jorgan.

Pranë saj ndodhet një ventilator, të cilin nënë e bijë e përdornin për të larguar erën, ndërsa një karrige qëndron pranë trupit të saj, aty ku Zhaneta dhe Blerta, me gjasë uleshin e kryenin lutjet që 30-vjeçarja të ringjallej. /tvklan.al


Shtuar 9.07.2020 19:57