E FUNDIT/ 11 të arrestuar, policia shkatërron grupin e Bajrajve në Shkodër
Makina pa timon dhe pa pedale nga viti 2019
Pëlqej
General Motors ka zbuluar planet ambicioze për prodhimin e një makine pa shofer dhe pa pedale në vitin 2019.

Makina e quajtur Cruise AV, është projektuar për të vepruar në mënyrë të sigurtë, pa shofer, timon, pedale ose kontrolle manuale.

General Motors shpreson se makinat do të ndihmojnë për të zvogëluar numrin e aksidenteve në rrugë.

"Automjetet tona autonome synojnë të eliminojnë gabimet e shoferëve, shkaku kryesor i 94 përqind të aksidenteve, që çon në më pak lëndime dhe vdekje,"-tha një zëdhënës i General Motors.

Makinat autonome do të jenë të gjitha elektrike, duke ndotjen e ajrit nga automjetet dhe kontribuar në një mjedis të mirë.

Ndërsa mund të mendoni se mungesa e pedaleve ose e timonit do të ishte e rrezikshme, General Motors thotë se siguria është projektuar në çdo hap të vetëm të dizajnimit, zhvillimit, prodhimit, testimit dhe validimit.

Sistemi autonom mbështetet në sensorë të ndryshëm, që lejojnë veturën të shohë mjedisin rreth tij në 360 gradë.

Zëdhënësi i General Motors tha: "Është projektuar për të identifikuar këmbësorët ose një objekt që hyn papritmas në rrugën dhe për tu përgjigjur në përputhje me rrethanat."

Klientët mund të përdorin një aplikacion në telefon për ti dhënë udhëzim makinës mbi adresën se ku doni të shkoni. /Ora news/
Shtuar më 14/01/2018, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori