Makina e re e James Bond! Aston Martin Vantage me shpejtësi maksimale 380 km/h (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aston Martin ka zbuluar një makinë të re sportive të aftë për një agjent sekret - me një dizajn të lëmuar, një shpejtësi maksimale nga 0-100 km/h ne 3.7 sekonda dhe arrin shpejtesine maksimale 380 km/h dhe kushton 121 mijë euro.

Ajo mund të arrijë shpejtësinë e saj të lartë në sajë të një motori katër litërsh, binjak turbo V8, i cili është i lidhur me transmetimin automatik ZF , shkruan albeu.com.

Karakteristikat e larta në fund të makinës përfshijnë ulëse prej lëkure dhe fibër karboni.

Vantage i ri është pasardhësi i Aston Martin makina më e shitur dhe u prezantua për herë të parë në vitin 1951.

Milionerët do të duhet të presin edhe disa muaj për ta marrë në dorë këtë makinë.

Dërgesat fillojnë nga mesi i vitit 2018, njoftoi firma me qendër në Warëickshire. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori