"Luftë" mes Google dhe Facebook
Pëlqej
Google vs Facebook
Lufta mes Google dhe Facebook ka filluar të marrë një dimension të ri. Pas ndalimit nga ana e Google të përdorimit të shërbimit Google Connect për përdoruesit e Facebook, Facebook tani ka gjetur zgjidhjen. Por kjo zgjidhje ka ngjallur polemika dhe mosmarrëveshje të reja mes dy gjigandëve të internetit.

Me Google Connect, përdoruesit e Facebook kalonin lehtësisht të gjithë profilet e shokëve të tyre në llogarinë e tyre në Facebook, gjë që i dha hov rritjes së Facebook.

Pas ndalimit të këtij opcioni nga Google, Facebook tani ka zhvilluar një aplikacion i cili mundëson kalimin e profileve në Facebook jo direkt nga Google Connect por pasi përdoruesi ti ketë kaluar në kompjuterin personal.

Pas këtij zhvillimi ka reaguar Google, i cili u ka bërë një pyetje përdoruesve të Facebook me këto fjalë:

"Ndaluni dhe mendoni një sekondë. Llogaritë tuaja dhe të miqve tuaj (pa dijenin e tyre), atyre (Facebook-ut) do ua ofroni?" (albeu.com)
Shtuar më 13/11/2010, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori