“Lite” aplikacioni më i ri nga Facebook
Facebook.com ka krijuar një version të lehtë të Facebook, të cilin e ka quajtur “Lite” dhe të cilin e ka vënë në dispozicion të telefonave të thjeshtë mobil.

Facebook Lite është krijuar dhe dizajnuar për telefona më të thjeshtë mobil, të cilët operojnë në tregje në zhvillim dhe lidhen në internet kryesisht përmes rrjetit 2G.

I njëjti “peshon” rreth 252KB për tu shkarkuar dhe me sa duket është optimizuar për rrjetet e ngadalshme të internetit në mobil.

Ky do të jetë aplikacioni do të jetë efikas në aspektin e konsumimit të pakos së internetit në telefonin tuaj mobil, që në të vërtetë është një gjë e mirë pasi ka ende disa tregje në të cilat interneti në mobil ofrohet me çmim shumë të shtrenjtë. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori