Konkurron bashkë me Dhurata Dorën për Eurovision 2023? Elvana Gjata thyen heshtjen

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora sollën bashkëpunimin e tyre të parë verën që lamë pas, “Gajde”, një këngë që u kthye padyshim në një hit. Por prej pak diktësh në media po përflitet se dy artistet synojnë këtë vit Eurovision 2023.

Por Elavan Gjata ka reaguar vetëm pak minuta më parë duke mohuar pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.

“Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, shkruan këngëtarja në Instagramin e saj.

Kujtojmë se herën e fundit që Elvana Gjata konkurroi në Festivalin e RTSH për Eurovision, mori çmimin e dytë. Çmimin e parë e mori Arilena Ara, vendim ky që “ndau në dysh” publikun shqiptar dhe ngriti për një kohë të gjatë konflikt në media dhe mes personazhesh të njohur./albeu.com/