LG sjell Optimus Pad LTE
Edhe pse është paksa më e heshtur në fushën e tabletëve sesa Samsung, kompania LG ditë më parë prezantoi Optimus Tab LTE. Ka ekran 8.9 inçësh me rezolucion 1280 x 768 me procesor dual-core Snapdragon të Qualcomm me 1,5 GHz.

Është i hollë 9,3 mm dhe peshon gjysmë kilogrami. Ka dy kamera, ku e pasmja ka rezolucion prej 8 megapixelësh.

Ky tablet ka 32 GB memorie interne, sllotin për kartela SD për zgjerim dhe baterinë 6.800 mAh, dhe përkrahje DLNA që është bërë tashmë standarde në këto pajisje (që është e mirë ta zëmë për reprodukimin e multimedias nga makinat lokale në TV-në e lidhur përmes HDMI-së, nëse TV-ja nuk e përkrah DLNA-në).
Shtuar më 22/01/2012, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori