LG prezanton tunelin e parë OLED (VIDEO)

Kemi parë televizorë me madhësi sa një faqe e tërë muri, por LG këtë vit në shfaqjen e IFA në Berlin ka ndërtuar një tunel të tërë me ekrane OLED me rezolucion të lartë. Kjo u vlerësua edhe si teknologjia me e veçantë e prezantuar deri tani në IFA.

Gjatë kalimit nëpër tunel mund të shihni një video me kohëzgjatje një minutë, por të gjithë që e kanë parë kalojnë aty më shumë se 2-3 herë, kaq e bukur është ajo.

Për ta ndërtuar tunelin, LG renditi 216 televizorë të harkuar OLED me madhësi 139cm secili.

“Megjithëse ka edhe ekrane më të mëdhenj se këta, ndjesia e të qenit i rrethuar nga të gjitha anët me ekrane ndërkohë që sheh një video është vërtet impresionuese,” thonë ata që kaluan përmes tij.
Shtuar më 03/09/2016, ora 22:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori