LG prezanton telefonin e ri Optimus G Pro
LG ka prezantuar telefonin e ri inteligjent Optimus G Pro, i cili ka një ekran 5.5-inç 1080p, procesor 1.7Ghz quad-core Snapdragon 600, kamerë 13-megapikselë, 2GB DDR RAM dhe 32 GB memorie të brendshme, shkruan krokodili.

Linja mes tabletëve dhe telefonave inteligjentë është zyrtarisht e paqartë dhe Optimus G Pro është një shembull i mirë – telefoni është më i madh se disa tabletë në treg, por ende ndihet si një telefon inteligjent në dorën tuaj.

Ekrani HD i plotë i telefonit duket i mrekullueshëm në krahasim me pajisjet e reja Android, që janë aktualisht në treg.

Optimus G Pro është gjithashtu tepër i hollë për madhësinë e tij dhe me këndet e lakuara ngjan si një Galaxy S III. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2013, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori