LG lançon
smartfonin e parë me
sistemin operativ
Firefox.
Fireweb, pajisja me
ekran 4 inç operon me
sistemin e zhvilluar nga Mozilla. Ai do të vijë fillimisht në Brazil me kontratë.
Shitjet përmes kompanisë telefonike Telefónica në Brazil kanë filluar, ku, përkrah LG
Fireweb, ofrohet edhe Alcatel One Touch Fire
Firefox OS, shprehet Mozilla në një postim në blog. Telefónica do t’i sjellë këto telefonë shumë shpejt edhe në Meksikë, Peru dhe Urguaj, shkruan pcworld.al
LG
Fireweb do të jetë një telefon i thjeshtë, për përdoruesit që nuk kërkojnë të bëjnë shumë gjëra të komplikuara me të dhe të mos shpenzojnë shumë para. Ai ka
ekran me prekje HVGA TFT, procesor 3G Qualcomm 1GHz dhe 2 GB kujtesë, çka kufizon numrin e aplikacioneve që mund të shkarkojë një përdorues në
smartfonin e vet. Kamera është 5MP, ka një blic LED dhe rezolucioni i ekranit është 480 x 320. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2013,
ora 11:59