LG prezanton laptopin më të ri Ultra PC (FOTO LAJM)

LG ka sjellë laptopin më të ri që mendohet tw jetw dhe i lehti në tregun e kompjuterave. Laptopi 14z950 peshon vetëm 980 gramë, ai është më lehtë se MacBook Air, i cili është 100 gramë më i rëndë sesa pajisja e lansuar sot.

Laptopi i quajtur Ultra PC përfshinë ekranin 14-inç full HD IPS dhe fuqizohet me procesorin e gjeneratës së pestë Core i7-5550U që përkrahet nga 2.4 GHz shpejtësi dhe 8 gigabajt RAM memorie.

Laptopi është 13.4 milimetra i hollë, me një memorie të brendshme prej 256 gigabajt, 2 porte USB 3.0, përkrahje të kartelës microSD dhe lidhësin HDMI.

Akoma nuk dihen detaje të tjera në lidhje me daljen në treg dhe për çmimin që ai do ketë. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori