U dëmtua me Brazilin, sa do të mungojë Neymar?

PSG ka konfirmuar se ylli brazilian, Neymar është dëmtuar gjatë grumbullimit me kombëtaren.

Skuadra “parisiene” gjithashtu ka konfirmuar se braziliani nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Champions ndaj Leipzig.

“Neymar ka pasur dhimbje që nga rikthimi prej Kombëtares dhe do vazhdojë të trajtohet për disa ditë para se të rikthehet në stërvitje normale me grupin”, shkroi klubi në komunikatë.

Mësohet se nëse nuk do të ketë komplikacione, Neymar do të kthehet në fushë ndeshjen me kampionët aktual të Ligue 1, Lille.  /albeu.com


Shtuar 18.10.2021 18:19

Tags: , ,