LG nxjerrë në shitje L7
Modeli i ri i telefonit në Android i kompanisë LG, Optimus L7 P700 do të jetë në dispozicion për shitje në kontinentin e Evropës dhe Azisë.

L7 do të kushtojë rreth 300 euro, i zhbllokuar dhe pa ndonjë kontratë me operatorët mobil të vendeve të caktuara.

Optimus L7 është pjesë e linjës L të telefonave të prodhuesit të njohur LG, dhe i njëjti mbështetet nga versioni i ri i Android, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç WVGA IPS, rrjetet HSDPA, NFC, GPS, Wi-Fi b/g/n, DLNA, kamerën e pasme me 5MP, procesorin me 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme, si dhe mbështetje për mikro SD kartelë.
Shtuar më 06/05/2012, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori