Lëshimi i iPhone 5 mund të vonohet
Telefoni i ardhshëm i mençur i Apple, iPhone 5, do të hidhet në treg në shtator ose tetor, bazuar në numrin e zërave gjithnjë në rritje.

Megjithatë, muajt e vjeshtës mund të vijnë e shkojnë pa parë një lëshim të iPhone 5, dhe arsyeja mund të jetë ankesa që ka paraqitur HTC-ja tek International Trade Commission (ITC) kundër kompanisë Apple, gjë që mund të çojë në vonesën e lirimit të iPhone-it, raporton Bloomberg.

Ankesa e paraqitur pretendon se Apple ka shkelur 3 patenta në lidhje me teknologjinë wireless të HTC-së.

HTC-ja po përpiqet të bllokojë importin e pajisjeve të Apple duke pretenduar për keqpërdorimin e teknologjisë së saj, duke përfshirë iPhone dhe iPad.

Pra, nëse ITC-ja mbështet kërkesën e HTC-së dhe një vendim nuk merret shpejt, lirimi në vjeshtë i iPhone mund të shtyhet. /albeu.com/


Shtuar më 18/08/2011, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori