Lenovo ndërton robotin Fiebot për selfie (VIDEO)
Lenovo ndërton robotin i cili përdoret i shoqëruar nga një smartfon për të shkrepur selfie. Roboti me emrin Fiebot ngjan më shumë me një tripod me 4 këmbë.

Në pjesën e sipërme të tij vendosim një smartfon i cili me anë të një pulti mund të lëvizë në pozicione të ndryshme sipas komandës së përdoruesit. Ky është një robot i cili mund të shkrepë dhe pamje panoramike apo të regjistrojë video.

Ndër karakteristikat e robotit është dhe përdorimi i teknologjisë për njohjen e fytyrës dhe komandave me gjeste, kjo na ndihmon dhe nëse ne e lëmë atë të monitorojë fëmjët gjatë kohës që nuk jemi aty.

Fiebot është dizenjuar nga kompania kineze Glasswonder për Lenovo, ndërkohë nuk dihet asnjë informacion se kur ai mund të publikohet. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori