Laptopi me dy ekrane prezantohet nga Asus
Asus ka prezantuar kohët e fundit disa ide interesante për laptop që kanë më shumë se një ekran.

Vitin e kaluar, për herë të parë, pamë konceptin ScreenPad që u shfaq në disa nga laptopët e këtij viti.

Kompania gjatë Computex prezantoi familjen Zenbook Duo të laptopëve, të cilët karakterizohen me ekranin sekondar, i vendosur mbi tastierën ScreenPad Plus.

Familja Zenbook Duo mban tastierën dhe trackpad, të cilat tani janë të afërt me përdoruesin.

Të dyja modelet kanë ekran rezolucion 4K, ndërsa kur bëhet fjala për madhësinë e ekranit modeli Pro është 15.6 inç, me ScreenPad Plus 14 inç, derisa modeli Duo ka ekranin kryesor 14 inç dhe ScreenPad Plus 12.6 inç. Nuk ka informacione për çmimet dhe se kur modelet Asus Zenbook Duo do të dalin në treg.
Shtuar më 28/05/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori