Barcelona befasisht nxjerr në shitjen yllin portugez

Nelson Semedo nuk do të jetë pjesë e Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Futbollisti portugez dhe skuadra katalonase edhe zyrtarisht i kanë prishur negociatat për rinovimin e kontratës.

Barcelona i ka ofruar Semedos kontratë të re 3 vjeçare, të cilën menaxhmenti i futbollistit nuk e ka marrë fare parasysh.

Kontrata aktuale e futbollistit përfundon në qershor të vitit 2022, por që Barcelona do ta vë në shitje pasi nuk do të lejojë që lojtari të ikë me parametra zero.

Semedo do të jetë në treg që nga kjo verë. Juventusi është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Juve është e gatshme që për Semedon të futet edhe në pazar me ndonjë shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.


Shtuar 13.05.2020 09:16