Lançohet përkthyesi i zërit në Skype
Skype ka lançuar përkthyesin e zërit në kohë reale, i cili vjen në versionin beta, për të gjithë ata që përdorin atë nga sistemi operativ Windows për kompjuterë.

Fillimisht në këtë vegël janë të përfshira gjashtë gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, dhe ajo mandarin, ndërsa si tekst përkthehen edhe 50 gjuhë të tjera.

"Ne jemi në ditët e para të mësimit”, thotë drejtori i këtij produkti Lee Ott. "Ne tani jemi shumë më mirë me thekse, dhe kemi një fjalor shumë më të zgjeruar, tani kjo karakteristikë do të jetë e gatshme për një audiencë më të gjerë, ne tani do ta lansojmë atë për botën" shtoi ai.

Tani përkthyesi është vetëm për desktop, por pritet edhe për versioni mobil dhe atë në ueb. Ndërsa nuk dihet se kur do të dal Skype për Mac. /albeu.com/


Shtuar më 02/10/2015, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori