E zuri korrenti, humb jetën një person në Tiranë

Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Tiranë, pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit, ndërsa identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.

Paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, ndërsa policia ka nisur hetimet.


Shtuar 9.06.2020 13:47