Lajm i mirë për përdoruesit e Samsung, cilësitë e Note 7 integrohen në Galaxy S7
Pronarët e S7 dhe S7 Edge kanë filluar të vërejnë disa përditësime të reja në pajisjet e tyre që kanë sjellë tipare mbresëlënëse të cilat kanë qenë pjesë vetëm e Note 7.

Edhe pse kjo mund të mos e zëvendësojë dëmin e Galaxy Note 7, së paku S7 nuk do të shpërthejë në mënyrë të papritur.

Këto tipare përfshijnë ekranin me dritë të pandalshme, tipare të personalizuara të fotove, zgjedhjen mes orës digjitale ose analoge dhe njoftime të reja.

Megjithatë, jo të gjitha tiparet e Note 7 mund të integrohen në S7 pasi që ky i fundit nuk është i pajisur me stilolapsin elektronik S-Pen. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2016, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori