Lajm i keq për ata që përdorin “YouTube” për të bërë para
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pesë vjet më parë, “YouTube” hapi programin e partneritetit për të gjithë.

Kjo ishte një risi e madhe: kushdo mund të regjistrohej në shërbim, të ngarkonte video dhe menjëherë të fitonte para.

Ky model ndihmoi YouTube-n që të bëhet platforma më e madhe e videove në botë, por gjithashtu edhe çoi në disa probleme.

Njerëzit shpesh krijonin llogari dhe ngarkonin përmbajtje që ishin të dikujt tjetër, të studiove dhe produksioneve të mëdha, e shpesh edhe të krijuesve të famshëm të YouTube.

Në përpjekje për t’u përballur me këtë, YouTube ka njoftuar se do të bëjë një ndryshimprogramin e partneritetit.

Prej tani e tutje, krijuesit nuk do të jenë më në gjendje që të fitojnë para deri sa të arrinë 10,000 shikime në kanalin e tyre.

Kompania beson se ky ndryshim do t’iu mundësojë atyre që të mbledhin informacione të mjaftueshme rreth një kanali, për të parë nëse është i ligjshëm. /Albeu.com/
Shtuar më 08/04/2017, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së