Ndërsa ne jemi në pritje të sezonit të katërt të "La
Casa de
Papel " që do dalë në fillim të vitit 2020 në
Netflix, po
përgatitet një surprizë nga produksioni i filmit.
Një nga regjisorët dhe producentët e serialit spanjoll, së fundmi tha për shtypin se diçka e madhe po
përgatitet.
Suksesi i La
Casa de
Papel është shumë i madh dhe pritet të vazhdojë në të njëjtat nivele dhe në sezonin e ardhshëm.
Publikuar në 19 korrik, sezoni i tretë i serisë me Ursula Corbero dhe Alvaro Morte theu rekordet në
Netflix.
Dhe tani janë shpërndarë thashethemet se platforma po
përgatitet edhe për një sezon të 5-të dhe të 6-të të filmit të shumëpëlqyer spanjoll.
Jesús Colmenar nuk zbuloi asnjë detaj tjetër mbi seritë e reja duket shtuar me shaka: "Ky informacion do të na kushtonte jetën tonë ..."
Shtuar më 25/11/2019,
ora 16:26