Bëri bujë me veshjen e kopjuar, Ronela Hajati heq dorë nga Niko Komani pak orë para Eurovisionit? (FOTO LAJM)

Veshja e Ronela Hajatit në ceremoninë e hapjes së Eurovision bëri bujë të madhe. Kjo veshje mbante emrin e stilistit Niko Komani, por vetëm deri dje.

Artisti Brazilian, Pedro Leoplodom akuzoi Nikon se i ka vjedhur stilimin pa marrë leje dhe pa i dhënë meritat e krijimit të tij duke publikuar edhe punën e tij që ishte kopjuar më shumë se identik.

Niko Komani nuk mohoi asgjë, por në reagimin e tij të vetëm tha se do të komunikonte me stilistin e vërtetë të veshjes.

Por, pas kësaj, Ronela Hajati ka publikuar një foto me veshjen e djeshme duke bërë “tag” vetëm stilitstin Brazilian, Pedro Leoplodon dhe duke i dhënë më në fund meritat e tij. Kjo rrëmujë po ndodh vetem pak orë para nisjes së Eurovision, ku sonte Ronela Hajati do performojë e para./albeu.com/