Ky është gjeniu që shpiku WhatsApp
Pëlqej
Ai është gjeniushpiku aplikacionin më të përdorur në mbarë botën, Whats-app.

Por kush është Jan Koum?

Ai ka lindur në një fshat pranë Kievit dhe ishte fëmija i një muratori dhe i një shtëpiakeje.

"Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte", rrëfen Koum.

"Imagjinoni pak dimrin në Ukrainë ku temperatura mbërrin deri ne minus 20 grade celsius.

Mendoni një shoqëri ekstremisht e mbyllur, ju mund të keni lexuar për vendin tim, por të jetoje atje ishte tjetër gjë.

Kompjuter nuk kisha, vetëm një numëruese"- deklaroi ai..

Në shtetin komunist, e tillë ishte fëmijëria e njeriut që e shiti shpikjen e tij, jo pak por 19 miliardë dollarë.

Programi i mesazheve të shpejta, dërgimi i fotove dhe i të dhënave përmes internetit, që Koum krijoi bashkë me ish kolegun e Yahoo-se, Brian Acton ka pasur një sukses marramendës. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2018, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori