Keane tregon se si Ronaldo dhe Haaland janë të ngjashëm

Ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane, ka tërhequr paralele mes lojës së Erling Haaland dhe Cristiano Ronaldos.

I sapoardhuri Manchester City shënoi një dopietë në debutimin e tij në Premier League kundër West Ham (2:0).

“Haaland është i ngjashëm me Ronaldon në mënyrën e vrapimit të shpejtë”, thotë Roy Keane në studion e Sky Sports. “Ashtu si Ronaldo, ai nuk është i përfshirë në mënyrë aktive në ndërtimin e sulmeve, por kur topi është në zonën e penalltisë së dikujt tjetër, ai është pikërisht aty”, tha eksperti i TV irlandez.

Kujtojmë se Erling Haaland kaloi te Manchester City nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro, pa përfshirë bonuset. /albeu.com/


Shtuar 7.08.2022 20:08

Tags: ,