Pionieri i
internetit ka parë kohë më të mira. Ai po parakalohet majtas e djathtas nga
Google dhe
Facebook, të ardhura të rëndësishme nga reklamat janë në rënie. Ekspertët shohin vend për përmirësime.
Gazetat dhe mediet online janë plot me njoftime për
Google dhe
Facebook, por shumë rrallë informohet për pionierin e
internetit Yahoo. Edhe kur flitet për
Yahoo-në informacionet janë shpesh të pakëndshme: rënie në vlerën e aksioneve në bursë, luftë për pushtet në kryesinë e koncernit, tatëpjetë.
Në vitin 2008 Microsoft pati ofruar 47 miliardë dollarë amerikanë për blerjen e
Yahoo-së, por oferta nuk u pranua asokohe. Aktualisht sipërmarrja e kuotuar në bursë nuk vlen më as 20 miliardë dollarë, dhe xhiroja dhe fitimet globale kanë qenë në rënie kohët e fundit.
Probleme i shkaktojnë
Yahoo-së edhe sukseset e
Google dhe
Facebook. Dy gjigantët e sektorit të
internetit po i hyjnë gjithnjë e më shumë në pjesë pionerit
Yahoo në të ardhurat nga reklama. Kush ka më shumë përdorues mund të tërheqë edhe më shumë klientë nga reklamat dhe
Yahoo me rreth 700 milionë përdoruesit e tij në të gjithë botën është shumë prapa konkurrencës.
Ylli i ri në industrinë e reklamës është
Facebook: sipërmarrja mbledh pa u lodhur të dhëna personale nga përdoruesit, një tmerr për mbrojtësit e të dhënave dhe një ëndërr për këdo që merret me reklamë.
Yahoo nuk ka mundësi ta ofrojë këtë fluks të pandërprerë të dhënash.
Shtuar më 10/02/2012,
ora 16:22