Këto janë kufjet më të mira prodhuar deri më tani
Jabra prezantoi kufjet e saj me wireless Elite Sport të cilat mund të përmbajnë më shumë se teknologjinë e transmetimit të muzikës nga celulari apo tableti juaj.

Ato mund të monitorojnë gjithashtu edhe të rrahurat e zemrës suaj ndërkohë që ju vraponi, apo luani dhe lidhen përmes një aplikacioni me celularin nga ku paraqesin të dhënat e matura.

Secila nga kufjet ka dy butona, njëri për të kontrolluar volumin, ndërsa tjetri për t’iu përgjigjur telefonatave që vijnë në celularin tuaj.

Por gjëja me e zgjuar që ofrojnë ato është se kutia e Elite Sport mund të përdoret gjithashtu edhe si karikues kur bateria e tyre mbaron.

Kufjet mund të punojnë deri në tre orë, por nëse ju i vendosni ato në kutinë e tyre, jetëgjatësia e tyre do të shtohet edhe 6 orë të tjera.

Kufjet janë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit dhe kushtojnë 249 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2016, ora 23:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori