Plas arma në familje, xhaxhai i merr jetën nipit në Fushë-Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.

Nga raportimet e para mësohet se pas të shtënave të zjarrit ka ndërruar jetë një person.

Viktima mësohet të jetë shtetasi Julian Halili, 35-vjeç.

Mësohet se 35-vjeçari është qëlluar nga xhaxhai Ramiz Halili në banesën e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil dhe autori është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm para pak minutash. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2020 17:47