Krijohet letra që mund të përdoret deri në 80 herë

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Hulumtuesit kanë zhvilluar një letër që mund të printohet me dritë UV, duke eliminuar nevojën për bojë.

Ajo mund të fshihet (pastrohet nga ajo që kemi shkruar) me ngrohje deri në 120°C dhe mund të përdoret më shumë se 80 herë. Studimi është kryer në përpjekje për të reduktuar ndikimin e prodhimit të letrës në shpyllëzim.

Hulumtuesit, nga Universiteti i Shandong-ut në Kinë dhe në Universiteti i Kalifornisë, thanë se sekreti prapa teknologjisë është një kimikat që ndryshon ngjyrë. Një shtresë e hollë kimike mund të aplikohet te letrat tradicionale, duke i kthyer ato në një version të ri-përdorshëm.

Yadong Yin, një profesor i kimisë në Universitetin e Kalifornisë dhe një bashkë-autor i studimit, tha: “Puna jonë do të ketë merita të mëdha ekonomike dhe mjedisore për shoqërinë moderne, në të cilën jetojmë.”

Shtresa e re përbëhet nga dy lloje grimcash: blu Prusiane, një pigment blu toksik që kthehet pa ngjyrë, kur fiton elektrone; dhe dioksid titaniumi, një material që përshpejton reaksione kimike kur ekspozohet në dritë.

Kur dy grimcat janë të përziera së bashku dhe të vendosura mbi letër, letra duket blu. Për të printuar fjalët ose imazhet mbi të, letra duhet ekspozuar në dritë UV, e cila ngacmon grimcat e dioksid titaniumit.

Pasi letra është printuar ajo ruan tekstin ose imazh në rezolucion të lartë për pesë ditë dhe pastaj zbehet ngadalë.

Shtuar më 19/03/2017, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së