Krijohet aplikacioni që dërgon “emoji’ me shprehjen e vërtetë të fytyrës tuaj
Pëlqej
Një aplikacion i ri po synon t’i bëjë emoji-t aq të vërteta sa s’kanë qenë ndonjëherë.

Praktikisht, do t’ju duhet të qeshni vërtet nëse doni t’i dërgoni dikujt ikonën e fytyrës që qesh.

Për momentin, aplikacioni Polygram gjendet vetëm në iPhone, dhe është një lloj rrjeti social që ju lejon të shpërndani foto, video dhe mesazhe.

Por në ndryshim nga rrjete të tjera sociale si përshembull, Facebook-u, ku emoji-t janë të paracaktuara, Polygram-i përdor një sistem që kupton nëse ti je duke qeshur, në siklet, i mërzitur, i surprizuar apo të tjera.

Inteligjenca artificiale e këtij aplikacioni përdor kameran e përparme për të kapur, në një proces që zgjat 20 milisekonda, shprehinë e fytyrës tënde.

Në moment, mund të shikosh emoji-n të shfaqet në tastierë teksa po i dërgon mesazh dikujt.

Ndonëse Polygram ka plane të mëdha për të ardhmen, drejtuesit janë të vetëdijshëm se një teknologji si kjo, sado e përparuar të jetë, duhet të mbështetet nga një marketing i fuqishëm për të arritur nivelet e Facebook-ut apo Instagram-it.
Shtuar më 31/08/2017, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori