Pensionohet nga futbolli ish-ylli i Real Madridit dhe i kombëtares Gjermane

Sami Khedira ka njoftuar gjatë ditës së sotme se do të pensionohet nga futbolli.

 

Klubi i tij i tanishëm, Hertha Berlin, ka njoftuar se Khedira do të pensionohet nga futbolli kur të përfundojë ky sezon.

Khedira është shpallur kampion bote në vitin 2014 me Gjermaninë, kur këta të fundit kanë fituar 1-0 ndaj Argjentinës.

Kulminacionin e karrierës, reprezentuesi gjerman e ka arritur me Real Madrid, ku edhe ishte pjesë e formacionin startues të Real Madrid në fitimin e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori ka qenë pjesë edhe e një gjiganti tjetër, Juventus, me të cilën fitoi trofeun e Serie A.


Shtuar 19.05.2021 18:07