Konkursi, Youtube përzgjedh videon më të bukur të 8 viteve
Youtube
“Jemi pranë fundit. Nga mesnata e sotme, Youtube nuk do të pranojë më asnjë video në serverat e saj, për t’u mbyllur për pak kohë në mënyrë që të zgjedhë videon më të bukur të hedhur në faqen tonë në këto tetë vite”.

Ky ishte mesazhi i shpërndarë nga “organizatori i konkurimit” Tim Liston i cili shpjegon se në vitin e tetë të jetës së saj, Youtube ka vendosur të përfundojë konkursin e nisur në vitin 2005. Në këtë vit, Youtube nisi aktivitetin e saj online me misionin e tërheqjes së sa më shumë videove për të zgjedhur videon më të bukur.

“Në 2005 hapëm Youtube me synimin dhe objektivin e vetëm për të gjetur videon më të bukur në botë. Atëherë s’e kishim idenë se në serverat tanë do të ngarkoheshin kaq shumë video. Por tani është koha të zgjedhim videon fituese. 30 mijë teknikë dhe specialistë kanë nisur punën duke votuar videon më të bukur. Youtube nga orët e para të 1 Prillit e deri në përcaktimin e fituesit do të qendrojë e mbyllur”, thuhet në mesazhin e Youtube. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2013, ora 17:53
Tage: youtube video

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori