Konkurenca bashkon Toshiba, Hitachi, Sony
Emrat e mëdhenj të teknologjisë japoneze janë bashkuar. Toshiba, Hitachi, Sony dhe Innovation Network Corporation of Japan (INCJ) njoftojnë se kanë bashkuar bizneset e tyre me monitorë të madhësive të mesme dhe të vogla në një kompani të re të quajtur “Japan Display”.

Marrëveshja po përgatitet që prej muajit gusht dhe ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë në tregu e monitorëve, duke zvogëluar në të njëjtën kohë shpenzimet për prodhimin e tyre.

Japan Display do të investojnë fillimisht 2,5 miliardë dollarë kapital dhe do të ketë 70 për qind të aksioneve. Hitachi, Sony dhe Toshiba do të kenë pjesën tjetër.

Japan Display do të fillojë punën në pranverë. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2011, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori