Konfirmohet HTC Butterfly 2 4G
Para dy vitesh, HTC prezantoi pajisjen HTC Butterfly. Një vit më vonë, u fol se kompania po planifikon të krijojë pasardhësin e këtij telefoni, të quajtur HTC Butterfly 2 4G. Pajisja nuk është konfirmuar akoma zyrtarisht, megjithatë burime të afërta të kompanisë bëjnë me dije se kjo pajisje do të prezantohet së shpejti.

Kjo pajisje ka marrë së fundmi certifikimin e NCC-së, që është ekuivalenti tajvanez i FCC-së. Në faqen e NCC-së është konfirmuar emri i pajisjes, i cili është HTC Butterfly 2 4G. Thuhet se pajisja HTC Butterfly 2 4G do të dalë vetëm në tregun aziatik dhe jo jashtë tij, megjithatë kompania nuk e ka konfirmuar këtë lajm.

Disa nga veçoritë e kësaj pajisje të listuara në internet janë: ekrani 5 inç Full HD me rezolucion 1080 pikselë, procesori Qualcomm Snapdragon 801 me katër bërthama me qark 2.5GHz, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Telefoni gjithashtu do të vijë me një kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera ballore 5 megapikselë. Si duket ky telefon do të ngjasojë shumë me telefonin inteligjent HTC One M8, me disa ndryshime shumë të vogla. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori