Bye Barcelona, babai i Messit nis bisedimet me klubin e ri (FOTO LAJM)

Lionel Messi është gjithnjë e më afër largimit nga Barcelona.

Menjëherë pasi Lionel Messi paraqiti kërkesë për largim nga Barcelona, klube të mëdha evropiane janë paralajmëruar për mundësinë e transferimit të yllit argjentinas.

Manchester City konsiderohet si klubi favorit për të siguruar shërbimet e Messit.

“TyC Sports” nga Argjentina, njësoj sikurse “RAC1” nga Barcelona raportojnë se babai i futbollistit, Jorge Messi, ka filluar kontaktet me krerët e klubit nga Premierliga.

Barcelona ende nuk është dorëzuar në shpresë për ta bindur Messin të vazhdojë në Camp Nou.

Mirëpo, sinjalet e deritashme janë se argjentinasi ka vendosur përfundimisht të ndahet nga gjiganti katalan.


Shtuar 27.08.2020 07:01