Champions dhe Europa League luhen pa VAR?

Pjesa më e madhe e kompeticioneve në Europë janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirus. Situata është ende e paqartë, por në momentin që do të rinisin ato pritet që të jenë nën masa të forta sigurie.

Përveçse stadiumet do të jenë pa tifozë, në kompeticionet europiane mund të ketë edhe një tjetër risi.

Ndeshjet në Champions League dhe Europa League mund të zhvillohen edhe pa sistemin VAR. Lajmi publikohet nga mediat franceze.

“RMC Sport” raporton se frika e infektimit me koronavirus dhe distanca e shkurtër mes punonjesve në dhomat e VAR-it po i nxit drejtuesit e UEFA-s që të konsiderojnë mundësinë e heqjes së VAR-it për të mos rrezikuar jetën e punonjëse të vet. Ndërkohë, në Francë zyrtarët e futbollit po përgatiten që kampionati të vazhdojë me VAR-in.


Shtuar 22.04.2020 16:54