Kohët e veçanta kërkojnë higjenë më të lartë
E dije se një lavastovilje i lan enët me temperaturë deri në 70 gradë celcius?

Është tipike njerezore dhe nje mit te supozuarit se pavaresisht se sa perparon teknologjia, makineritë kurrë nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë aftësitë tona. I tillë është edhe rasti i lavastoviljeve: e para u ndërtua ne vitin 1850, por prapë kaq vite më vonë, shumë prej nesh ende i lajnë vetë enët, ose të paktën marrin kohë për t'i hequr shumicën e papastërtive para se t'i vendosin në një lavastovilje.

Sipas statistikave, lavastoviljet tashmë janë zyrtarisht më të shpejta, zgjedhja më e mirë për mjedisin dhe shumë më të lirë për t’u përdorur, por mbi të gjitha më higjienike. Ndoshta më në fund është koha të dorëzohemi dhe t’i lëmë të bëjnë punën për të cilën janë krijuar.

Lavastoviljet moderne si modelet e teknologjise së lartë Beko, janë të pajisura me instalime speciale të rafteve dhe avione sperkatës me ujë. Sidomos ato pas vitit 2015, janë të krijuara me teknologji si Aquaintense, për të pastruar mikrobet dhe për t’i bërë enët të shkëlqejnë, shumë më mirë seç mund të bënit manualisht. Edhe nëse përdoret ujë i nxehtë për të larë me duar enët, uji nuk është askund afër nxehtësisë që realisht i largon komplet bakteret. Duart tona thjesht nuk mund të përballojnë temperaturat e ujit të nxehtë rreth 70 gradë Celcius, që përdorin lavastoviljet për t'i pastruar enët.

Janë të pajisur dhe me të ashtequajturit soil sensors: ne varësi të faktit se sa janë enët të pista, ato lahen pak ose shumë. Kanë gjithashtu teknologji për të zbuluar se sa i errët/ pistë është uji në makinë. Një cikel fillon duke përdorur vetëm pak ujë. Pas larjes, makina zbulon sa i turbullt është uji si një masë e sasisë së ushqimit dhe papastërtive që vijnë nga enët. Nëse uji është akoma i turbullt, makina shton pak më shumë ujë, lan pak më shumë dhe pastaj provon përsëri, duke përsëritur ciklin derisa uji të jetë i pastër.

Nëse jeni si shumica e njerëzve që shpëlani enët lehtë me dorë/ sfungjer para se t’i vendosni në lavastovilje, kjo praktikë jo vetëm që është krejtësisht e pakuptimtë, por potencialisht e dëmshme. Së pari, kjo NUK i bën ato më të pastra sepse uji që përdorët në këtë rast nuk është në nxehtësinë për të hequr bakteret. Për më tepër, sfungjeri i kuzhinës është një nga artikujt më me baktere në shtëpinë tuaj, për të mos thënë ai që ka më shumë. Kur fshini mbetjet e ushqimit me sfungjerin tuaj, të gjitha ato baktere përfundojnë brenda sfungjerit, dhe pastaj bakteret e reja rriten çdo 20 minuta. Ne përgjithësi, njerëzit thjesht e shpëlajne sfungjerin, duke neglizhuar pastrimin e duhur të tyre. Atëhere, pse t’i shtoni kot baktere enëve para se t’I fusni në lavastovilje?

Rimendoni dhe për keto baktere në sfungjer, sa herë lani enët me dorë dhe jo me lavastovilje… Ose në rast se jeni të kujdesshem dhe e lani, nuk e neglizhoni pastrimin e sfungjerit: A jeni duke harxhuar ujë duke shmangur lavastoviljen, apo duke kursyer?

Shtuar më 13/11/2020, ora 00:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori