Kjo është data e hyrjes në treg e Samsung Galaxy S10 5G
Samsung në linjën Galaxy ka lëshuar edhe variantin 5G të quajtur Samsung Galaxy S10 5G.

Kompania tashmë ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me disponueshmërinë dhe çmimin e telefonit.

Galaxy S10 5G do të jetë në dispozicion për blerje në Korenë e Jugut nga 5 prilli, pas së cilës do të zgjerohet në tregjet e tjera.

Çmimi fillestar do të jetë rreth 1230 dollarë për një variant 256GB dhe rreth 1370 dollarë për modelin 512GB.

Telefoni do të jetë i disponueshëm në ngjyrat zi, kuq dhe e argjendtë. /albeu.com/

Shtuar më 02/04/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori