Kinezet kane kompjuterin me te fuqishem ne bote (FOTO-LAJM)

Superkompjuteri më i shpejtë në botë tashmë ndodhet në Kinë jo në SHBA. Kjo gjë është shpallur në Konferencën Ndërkombëtare për superkompjuterë në Leipzig, sipas të cilit projekti Tianhe-2, i zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë Mbrojtjes ka zbuluar një nga superkomjuterat më të shpejtë në botë.

Tianhe-2 operon në 33,86 petaflop / sek, e barabartë me 33.860 trilionë llogaritje / sekondë dhe mund të arrijë performancën teorike kulmin e 54,9 / sek petaflop. Tianhe-2, e cila në gjuhën kineze do të thote 'Rruga e Qumështit 2' ka 16 mijë nyje, secila prej të cilave ka pesë procesorë, për një total prej më shumë se tre milion njësi per llogaritje.

Me poshte janë disa nga superkomjuterat me të fuqishem ne botë

1. Tianhe-2 (Kina)
2. Titan (SHBA)
3. Sequoia (SHBA)
4. K computer (Japoni)
5. Mira (SHBA)
6. Stampede (SHBA)
7. Juqueen (Gjermani)
8. Vulcan (SHBA)
9. SuperMuc (Gjermani)
10. Tianhe-1A (Kinë)
/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori