E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Kinë, tre të arrestuar për përhapjen e virusit "Wirelurker"
Para disa javësh, u zbulua një virus i ri i quajtur "Wirelurker", i cili kishte infektuar disa nga pajisjet e Apple-it. WireLurker mund të infektojë çdo iPhone që lidhet me anë të USB-së me kompjuterët Mac, dhe instalon automatikisht aplikacione me viruse.

Apple mori menjëherë masat për të bllokuar këtë virus, dhe tani sipas disa raporteve të reja, ekspertët e sigurisë në Kinë kanë njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar që akuzohen për përhapjen e virusit WireLurker nëpërmjet dyqaneve të aplikacioneve të palëve të treta.

Virusi Wirelurker, që u pasua më vonë me virusin "Masque Attacks", kishte infektuar disa pajisje të Apple-it që operonin me sistemet OS X dhe iOS. Sa i përket virusit "Masque Attacks", ai është i aftë të zëvendësojë aplikacionet origjinale me aplikacione false për të vjedhur kredencialet. Ajo që e bën këtë virus edhe më të rrezikshëm, është fakti që ai mund të qaset edhe tek të dhënat lokale të aplikacionit origjinal. Këto të dhëna mund të përdoren për të hyrë në llogaritë e përdoruesve.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë të sigurt nga infektimi i viruseve, është të shkarkoni aplikacione nga burime të besueshme, si iTunes App Store për pajisjet iOS, Google Play për Android, ose Windows Phone Store për pajisjet Windows Phone. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori