Kinë, pezullohet puna në fabrikën ku prodhohet iPhone
Apple ka pezulluar prodhimin në fabrikën Foxconn të hënën, pas incidentin të një dite më parë ku reth 2 mijë punëtorë janë përfshirë në një përleshje.

Mësohet se incidenti u shkaktua pasi një roje sigurie e goditi një punonjës ndërsa lidhur me ngjarjen u angazhuan rreth 5 mijë policë. Fabrika e kompanisë Apple ka 79 mijë punëtorë ndërsa nuk është qartësuar nëse versioni i ri iPhone 5, prodhohet në fabrikën në Taijuan. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori