Një
motor hipersonik që mund të udhëtojë me 16 herë shpejtësinë e
zërit është testuar me sukses në një tunel ere në Kinë.Prototipi, një
motor Soramjet, mund të lejojë udhëtimin në çdo pjesë të botës në më pak se dy orë.
Studiuesit nga Pekini, që drejtuan projektin, deklaruan se
motori mund të përdoret për të furnizuar aeroplanët që ngrihen nga një pistë tradicionale, fluturojnë në orbitë dhe ulen në një aeroport pasi të hyjnë përsëri në atmosferën e planetit.
Nëse
motorë të tillë hipersonikë do të marrin ndonjëherë të drejtën për prodhim, ato mund të përdoren gjithashtu si armë shkatërruese ushtarake.
Eksperimenti ishte i suksesshëm dhe
motori po punonte në mënyrë të qëndrueshme, raporton "South China Morning Pos".
Shtuar më 03/12/2020,
ora 13:04