Pence del sërish kundër Trump: Fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time

Ish-Nënpresidenti Mike Pence kritikoi ashpër ish-Presidentin Donald Trump për rolin e tij në sulmin ndaj Kapitolit e në 6 janar të vitit 2020.

Kritikat thellojnë përçarjen mes tyre, ndërsa përgatiten për të siguruar kandidimin nga Partia Republikane për në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Të lidhura

None found

“Presidenti Trump gaboi”, tha në fjalën e tij gjatë një darke me politikanë dhe gazetarë. “Unë nuk kisha asnjë të drejtë të përmbysja zgjedhjet. Fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe këdo që ishte në Kapitol atë ditë. Unë e di se historia do të mbajë përgjegjës Donald Trump-in”, tha zoti Pence.

Kjo ishte deklarata më e ashpër e zotit Pence, i cili shpesh i është shmangur përballjes me ish shefin e tij. Zoti Trump e ka shpallur tashmë kandidimin për President të Shteteve të Bashkuara. Zoti Pence nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, por po përgatit terrenin për kandidim.

Përpara 6 janarit, zoti Trump i bëri trysni zotit Pence të përmbyste fitoren në zgjedhje të Presidentit Joe Biden, i cili kryesonte në rezultatet e certifikuara zgjedhore. Zoti Pence refuzoi ta bënte një gjë të tillë dhe gjatë sulmit në Kapitol, u dëgjuan thirrje të tilla si “varni Mike Pence-in”.

Në raportin final të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve thuhet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti turmën kundër nënpresidentit të tij. /VOA


Shtuar më 12.03.2023 19:03

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş