Keni pasur probleme me Facebook? Ja çfarë ka ndodhur
Gjatë këtyre ditëve, Facebook ka pasur probleme në funksionim dhe kjo pasi po bënte përditësim të të dhënave.

Themeluesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg është shprehur se në bazë të rezultateve të tyre, Facebook rezulton që të ketë 1.9 miliardë përdorues.

“Komuniteti ynë tani ka pothuajse 1,9 miliardë njerëz, nga të cilët 1.2 miliardë njerëz janë aktivë çdo ditë. Më shumë se 65 milionë biznese të vogla përdorin Facebook për të komunikuar me klientët e tyre”, thotë Zuckerberg.

Sipas tij, synimi është që të zhvillohet akoma më shumë transmetimi live me video në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të shikojnë çdo gjë përmes aplikacionit në celular./Albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 07:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori