Grabitet në mes të ditës pika e dhënies së kredive në Korçë

Një pikë dhënië kredish është grabitur mesditën e sotme në Korçë.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në orën 12:00 në lagjen nr.7 të Korçës, ku një person ka kërcënuar me thikë punonjësit e një pike dhënie kredish në qytet duke marrë një sasi parash për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili nuk është identifikuar ende.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit.


Shtuar 4.06.2020 10:31