Kafja për të pavaksinuarit nuk do të jetë më si më parë.
Kjo sipas të përditshmes Correire della Sera, e cila ka publikuar foton e disa punëtorëve në orarin e pushimit të drekës në Itali.
të bën përshtypje se ata janë të ulur në ambientet e jashtme të një lokali për shkak se nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19 dhe nuk lejohet të futen brenda.
“Pa një pasaportë të gjelbër vaksinimi nuk mund të hyni në kafene: dhe kështu punëtorët e Ikea pa certifikatën e vaskinimit detyrohen të ulen në në hapësirat e jashtme, në dysheme ose në karrige, gjatë pushimit të drekës,” shkruan media e njohur italiane.
Kujtojmë se shume vende në mbarë botën po gjejnë mekanizma të ndryshëm me qëllim për të detyruar popullsinë të vaksinohet./albeu.com