Kabllo nënujore nga SHBA në Europë, 16 mln herë më i shpejtë sesa interneti juaj në shtëpi
Microsoft, Facebook dhe
Telefonica kanë arritur një moment të rëndësishëm në dhënien e
kabllos të tyre të ri trans-atlantik me një kapacitet të dhënash prej 160 terabitë për sekondë.
Filiali i
Telefonica, Telxius ka përfunduar shtrirjen e
kabllos nënujor të mbështetur nga
Microsoft dhe Facebook, e cila shtrihet në detin Atlantik nga bregdeti i Virginia-s, në Bilbao në Spanjën veriore.
Microsoft krenohet se kablloja i saj 160-terabit /s është 16 milionë herë më i shpejtë sesa interneti juaj në
shtëpi dhe mund të transmetojë 71 milionë video HD në të njëjtën kohë.
Kabllo përmban tetë palë fije optike të mbështjella në bakër.
Ndërtimi i tij filloi në Gusht të 2016-ës dhe do të lidhet me qendrën e të dhënave 1.1 miliard dollarësh të ndërtuar nga
Microsoft në Virginia.
Shtuar më 24/09/2017,
ora 17:29