Jeta në planetin tonë përfundon pas një miliardë vitesh (FOTO-LAJM)

Jeta në planetin tonë pritet të përfundojë pothuajse pas një miliardë vitesh. Sipas shkencëtarëve, Dielli ynë është në mesin e jetës së tij dhe ndërsa ai do të ftohet, zona e temperaturave të pranueshme për zhvillimin e jetës, dalë ngadalë do të tërhiqet nga planeti ynë, duke iu afruar më pranë yllit tonë.

Megjiithatë, kjo nuk do të ndodhë për kohën e besuar më parë, por për plot 875 milionë vjet të tjera, kohë kur sipas shkencëtarëve, e në mos ndërrojnë përsëri mendje, është e sigurt që temperaturat do të jenë të tilla që do ta bëjnë të pamundur ekzistencën e jetës në planetin tonë, transmeton Top Channel.

Njëkohësisht, lajmi për këtë spostim është i mirëpritur edhe nga shkencëtarët që synojnë të çojnë përpara projektin e përhapjes së qytetërimit tonë në plane të tjera me kushte të favorshme për zhvillimin e jetës. Tashmë, ata do të kenë shumë më tepër kohë, për ndërtimin e një anije kozmike që të jetë në gjendje të udhëtojë me shpejtësinë e dritës dhe për infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e jetës njerëzore në sisteme të tjera diellore, brenda apo jashtë galaksisë sonë. / albeu.com/
Shtuar më 13/12/2013, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori