Jeta në Mars, NASA nis "inspektimet" (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Për herë të parë roboti i NASA-s Curiosity ka bërë një shpim në planetin Mars për për të marrë kampionë për analiza. Pluhuri me ngjyrë gri nga vrima e thellë prej 6 centimetër, do të inspektohet përpara se të dorëzohet në laboratorin e brendshëm të robotit në ditët në vijim.


Shefi i misionit në NASA tha se kjo është arritja më e madhe e Curiosity që kur është ulur në planet gushtin e shkuar.

“Një tjetër ditë krenarie për Amerikën,” tha John Grotizinger. Roboti po heton nëse ambienti në Mars në të kaluarën ka pasur jetë. Për këtë arsye po gërmon në shkëmbinj për të gjetur prova që mbështesin jetën. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2013, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori