Je startup? AllWeb Albania ka një ofertë për ty
AllWeb Albania, Konferenca më e madhe e Marketingut Dixhital në Tiranë ka një ofertë për të gjithë startup-et duke u mundësuar zbritje në çmimin e biletës nga çmimi standard prej 150€. Tashmë me ofertën nga AllWeb Albania, startup-et do të mund ta përfitojnë biletën me çmimin 100€. Afati i fundit për këtë ofertë është data 15 Tetor 2019.

Mos e humbni këtë mundësi. Për të blerë biletën tuaj me ulje na shkruani në [email protected]

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjitha startup-et që janë në fillimet e tyre dhe ato që po shkojnë drejt rritjes. Gjithashtu me pjesëmarrjen tuaj në konferencën AllWeb, ju do të mund të takoni njerëz të rinj, të bëni network me të pranishmit, folësit dhe pse jo të krijoni mundësi investimi për të ardhmen.

Konferenca AllWeb Albania do të jetë e pranishme në edicionin e saj të katërt në Tirana Business Park në datën 17 Tetor 2019. Për ata që nuk e njohin kjo konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:30 – 17:30 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

Deri më tani janë konfirmuar 6 prej folësve: Matt Desmier, Vladimir Vulic, Roger Edwards, Kirsten Jassies, Granit Doshlaku dhe Henry Leerentveld.
Shtuar më 12/10/2019, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori